26 fëmijë janë lënduar dhe janë dërguar nga spital kur mbrëmë në kampin Jordan në veri të Çekisë rryma ka goditur pishinë me plot fëmijë.
“Lëndimet nuk janë serioze, ishte reagimi ndaj shokut elektrik, sigurisht mund të ketë qenë dridhje apo diçka të ngjashme. Tek tetë fëmijë bëhet fjalë për disa vështirësi ata ndjehen se u janë mpirë duart”, ka thënë për një gazetë ceke zëdhënësi i Emergjencës Petr Bures.
Sipas informatave të para, uji disi ka depërtuar deri te rryma dhe policia po heton nëse kjo ishte një prishje, ka thënë për media zëdhënësja e policisë Sharka Polackova.
Çekinë ditët e fundit e kanë kapluar një valë e të nxehtit tropikal dhe banorët shpëtimin po e kërkojnë nëpër plazhe dhe pishina.
