Në emisionin e sontëm veror të RTV21 – “21 Gradë” mysafir i mbrëmjes ishte artisti dhe këngëtari i njohur Fatos Kryeziu.
Ai foli për planet e punës së tij, për punën e kaluar artistike, për muzikën e veçmas me shumë dashuri hapi zemrën për dy vajzushat e tij dhe kujdesin që tregon ai dhe bashkëshortja e tij që ato filiza t’i rrisin sa më mirë.
Fatosi, si duhanxhi i pasionuar, nuk u durua pa e ndezur një cigare në skenë, pasi nuk i pengoi askujt, sepse “21 Gradë” emetohet në ambiente të hapura të RTV21…
Aty, sonte gjatë emisionit dëgjoheshin krismat e fishekzareve pasi “Plisat” e Prishtinës shënonin fitoren e Shqiperisë 3:0 kundër Serbisë në futboll./21 Media
