Ngritja e temperaturave gjatë javës së fundit në Kosovë ka bërë që të shtohet numri i pacientëve në Qendrën Emergjente në Prishtinë që llogaritet të jetë rreth 3 %. Personat me sëmundje kronike të moshuarit dhe fëmijët, sipas mjekëve janë kategoritë që mund të rrezikohen më së shumti nga temperaturat e larta. Jo vetëm kjo kategori por të gjithë qytetarët këshillohen që t’i ekspozohen sa më pak paraqitjeve në diell./ 21 Media
