Karl-Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, ka paralajmëruar Manchester Unitedin se Thomas Muller…
Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka një lajm të keq për Manchester Unitedin. Ai i ka bërë me dije Louis Van Gaalit se Thomas Muller nuk ka çmim.
Këtë reagim Rummenigge e ka bërë pas informacioneve se ekipin ga Old Traffrod ka përgatitur 100 milion euro për reprezentuesin gjerman.
“Ka lojtarë të cilët nuk kanë një çmim”, tha Rummenigge pasi u pyet për largimin e mundshëm të Mullerit. “Bayerni do të jetë i çmendur nëse e lejon të largohet”, shtoi ai.
“Ne nuk kemi marrë asnjë një telefonatë nga Manchester United dhe nuk ka asnjë ofertë në ekzistencë”, ka deklaruar ai.
