Së paku 23 ushtarë kanë vdekur, ndërsa 19 të tjerë janë lënduar, pas shembjes së një ndërtese katër-katëshe të ushtrisë ruse në qytetin Omsk, në Siberi.
Nga gërmadhat janë nxjerrë 37 ushtarë, 23 prej tyre të vdekur, pesë ushtarë ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa 19 janë dërguar në spital, ka njoftuar një zëdhënës i ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Tragjedia ndodhi në një poligon të njësive parashutiste të ushtrisë ruse.
Në pamjet e emetuara në kanalet televizive në rusi shihet se si një pjesë e ndërtesës është shembur në tërësi. Sipas informatave të para, shkeljet e procedurave ndërtimore gjatë renovimit të ndërtesës mund të jenë një nga arsyet e shembjes së ndërtesës./21Media
