Rusia filloi intervenimin ushtarak në Siri

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në kuadër të angazhimit në fushatën kundër Shtetit Islamik, Rusia ka filluar stacionimin e forcave të veta ushtarake brenda territorit të Sirisë, angazhim ky i cili me gjasë do të ndikojë dukshëm në dinamikën e konflikteve ekzistuese në Lindjen e Afërt.
Rusia ka filluar intervenimin ushtarak në Siri, me dërgimin e aeroplanëve të vet luftarak në bazat ajrore të ushtrisë siriane. Sipas burimeve diplomatike, një kamp tashmë është vendosur në një bazë ajrore në rajonin e Damaskut.
Sipas të dhënave të para, pritet që Rusia gjatë periudhës në vijim do të stacionojë disa mijëra ushtarë në Siri, përfshirë këtu edhe këshilltarë, instruktorë, ekspert të logjistikës dhe teknik.
Aktualisht nuk ka të dhëna për përbërjen e kontingjentit që ka zbarkuar në Siri, por Rusia qysh më herët ka zhvilluar negociata për shitjen e aeroplanëve luftarak MIG29.
Përfshirja e ushtrisë ruse në konfliktin në Siri do të ndikojë dukshëm në dinamikën ekzistuese të konflikteve në Lindjen e Afërt.
Moska nuk ka qëllime ofensive kundrejt Izraelit dhe shteteve tjera në rajon dhe synimi kryesor i stacionimit të forcave ruse është lufta kundër Shtetit Islamik.
Burimet diplomatike kanë theksuar se Rusia dhe Irani së fundi kanë marrë vendimin strategjik që do të ndërmarrin të gjitha masat për zgjerimin dhe infiltrimin e xhihadistëve në territoret e ish-republikave sovjetike, në të cilat jeton një numër i madh i myslimanëve.
Administrata amerikane është e vetëdijshme për qëllimin e Rusisë që të intervenojë drejtpërsëdrejti në Siri, por ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga ana e Uashingtonit./ 21 Media