Rusia kthen në funksion “trenat e armatosur”(Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rusia ka vendosur të rikthejë në funksion katër trena të armatosur, të cilët ishin shfrytëzuar gjatë misioneve të njësive speciale në Kaukazin Jugor, nga viti 2002 deri në vitin 2009. Këta trena ishte tërhequr nga shërbimi, pas përfundimit të operacioneve në Çeçeni.
Ushtria ruse planifikon të kthejë në funksion katër trena të armatosur, të cilët u tërhoqën nga shërbimi me urdhrin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov.
Sipas medieve ruse, trenat mund të jenë një armë e rëndësishme në konfliktet lokale, e gjithashtu mund të përdorën edhe për bartjen dhe transportimin e ndihmave.
Trenat me emrat Bajkal, Terek, Amur dhe Don, janë shfrytëzuar në misionet në Kaukazin Verior, nga viti 2002 deri në vitin 2009, si pjesë të njësive speciale.
Pas përfundimit të operacioneve anti-terroriste në Çeçeni, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Serdjukov, vendosi që trenat të tërhiqen përgjithmonë nga shërbimi, ndërsa armët u hoqën nga trenat.
Megjithatë, një burim anonim tha për mediet ruse se ministri aktual i Mbrojtjes, Sergei Shojgu, ka marrë vendim që trenat të rikthehen në shërbim/21 Media