Rusia mbetet kërcënimi më i madh për amerikanët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sipas strategjisë më të re të Uashingtonit, Rusia mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj Uashingtoni është i detyruar të stacionojë forca në Evropë, kanë deklaruar ekspertët ushtarak amerikanë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të stacionojnë forca shtesë në Evropë, pa marrë parasysh faktin se disa shtete nuk kanë buxhete të mjaftueshme për shpenzime shtesë në fushën e mbrojtjes, kanë paralajmëruar ekspertët ushtarakë amerikanë.
Sipas strategjisë më të re të Pentagonit, Rusia paraqet rrezikun më të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj Uashingtoni duhet të shtojë praninë e vet ushtarake në Evropë.
Ministrja e forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara, Debora Li Xhejms, ka deklaruar se me praninë e shtuar ushtarake në Evropë, Uashingtoni po reagon ndaj aksioneve të Rusisë, të cilat kanë nxitur brengë.
Ajo është e dëshpëruar se vetëm katër nga 28 shtetet anëtare të NATO-s përmbushin kërkesën e aleancës për shpenzimet për sektorin e mbrojtjes në shumën prej dy për qind të bruto prodhimit të brendshëm./ 21 Media