Rusja tërheq tramvajin 19 tonësh (VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një grua ruse ka arritur që të thyejë rekordin në vendin e saj duke tërhequr në vagon tramvaji prej afro 19 tonësh në një distancë prej rreth 5 metrash.
Oksana Kosheleva nga Irkutsk ka thyer atë që besohet të jetë rekordi kombëtar për Rusinë duke tërhequr një tramvaj me peshë prej 18.7-tonësh, pasi dështoi të tërhiqte me trupin e saj një aeroplan me peshë prej 22-tonësh.
“Isha përgatitur të tërhiqja një aeroplan, por në fund të fundit përfundova duke e tërhequr tramvajin. Nuk ishte vështirë. Duhet ta kisha tërhequr më gjatë, herës tjetër do e bëjë rrugëtimin më të gjatë”, ka thënë Kosheleva para gazetarëve.
Kosheleva thotë se shpreson që vitin tjetër të arrijë të tërheq aeroplanin për të hyrë në Librin e Rekordeve botërore “Guinness”.