S’ka fitues në “Vicente Calderon”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ndeshja e zhvilluar në “Vicente Calderon” në mes Atletico Madridit dhe Real Madridit ka përfunduar pa fitues dhe pa gola 0-0. Duhet të pritet edhe ndeshja e dytë për të mësuar skuadrën që kualifikohet në gjysmëfinale.
Në fraksionin e parë të dyja skuadrat patën rastet e veta por gola nuk pati. Edhe fraksioni i dytë ishte kopje e të parit dhe ndeshja u mbyll pa gola.
Në ndeshjen tjetër në mes Juventusit dhe Monacos, fituese doli skuadra vendase me rezultat 1-0. Edhe në këtë ndeshje pjesa e parë nuk sjelli gola, kurse goli i vetëm u shënua në minutën e 57 nga kiliani Arturo Vidal.