Mungesa e teksteve adekuate është njëri ndër problemet më të cilat për vite të tëra janë duke u ballafaquar shkollat e mesme profesionale, në mesin e të cilave është edhe shkolla e muzikës. Mungesa e këtyre teksteve sipas drejtuesve dhe profesorëve të shkollës së muzikës është duke ndikuar drejtpërdrejt në punën e tyre si dhe në ngritjen profesionale të nxënësve. Profesorët gishtin e drejtojnë nga Ministria e Arsimit, e drejtuesit e kësaj Ministrie premtojnë se kjo gjendje do të ndryshojë me hartimin e kurrikulave të reja./21 Media
