Edhe pas kanë kaluar mbi dymbëdhjetë vjet nga koha kur është punuar, shtatorja e veprimtarit Anton Çetta, ka mbetur në mëshirë të kohës. Ende nuk është gjendur një vend për ta vendosur shtatoren e plakut të urtë. Autori i kësaj vepre thotë se me këtë veprim institucionet shtetërore janë duke ofenduar jo vetëm veprën e tij por edhe figurën e profesor Çettës.
E në Komunën e Prishtinës thonë se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për sigurimin e ndonjë lokacioni./21Media
