S’ lejojmë të harrohen dëshmorët e para luftës së UÇK-së(Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komisioni i familjarëve të dëshmorëve të Kombit vazhdon të kërkojë që në listat e dëshmorëve të futen edhe rreth 200 dëshmorët e rënë para Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky komision madje ka bërë edhe kërkesa për t’u takuar me Presidenten e vendit, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit, në mënyrë që listës së dëshmorëve t’i shtohen dhe këta veteranë.
Kryetari i Komisionit të Familjarëve të Dëshmorëve të Kosovës, Naim Zhitia, në mbledhjen e organizuar sot me të gjitha nënkomisionet nga shumica e komunave të Kosovës, tha se po presin që të konfirmohet takimi nga ana e institucioneve, që edhe Komisioni pastaj t’i paraqesë kërkesat e veta. Zhitia tha se nuk do lejojnë që ata dëshmorë të harrohen nga ana e institucioneve.