Dihet se kravata është e rëndësishme si në punën në zyrë ashtu edhe në rastet e prezantimeve të ndryshme apo edhe në takimet dhe eventet që janë me vlerë.
Por është e rëndsishme të dini se nëse mbahet e ngushtë,kravata ul fluksin e gjakut që shkon në tru dhe rrit presionin e brendshëm në sy, duke shkaktuar kështu dhimbje kronike të kokës, shqetësime në veshë dhe pamje jo të qartë.
Nga ana tjetër, lëvizjet e kufizuara të qafës mund të çojnë në tension muskular në shpatulla dhe përgjatë shpinës.
