Sa është e rëndësishme konsumimi i ujit në organizëm

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pirja e ujit ne sasi të mjaftueshme është tretmani më i mirë i mbajtjes së lëngjeve.Studimet kanë treguar se nëse pirja e ujit zvogëlohet kjo shkakton rritjen e depozitimit te yndyrave (dhjamit), përderisa nëse pirja e ujit shtohet kjo  zvogëlon sasin e depozitimit të yndyrave në trup.
Kur trupi ka me pak ujë e konsideron këtë si sinjal për mbijetesë dhe fillon te mbaj edhe piken më të vogël.
Kështu uji mbahet në hapësira ekstra qelizore (jashtë qelizave). Kjo shfaqet me të enjtura në shputa, këmbë dhe duar.
Ja disa arsye pse është uji i rëndësishem për organizmin tuaj:
1-Të jep energji
2-Ju ndihmon të humbisni kilogramët e tepërt
3-Heq toksinat nga trupi
4-Pastron lëkurën duke e bërë atë edhe më të butë
5-Ju ndihmonë në dhimbjen e kokës
6-Ju mbronë nga sëmundjet duke forcuar sistemin imunitar
7-Ju bënë të lumtur pasi ju jep një gjendje shpirtërore pozitive
8-Sugjerohet të pihet 1.5 deri ne 2.5 litra ujë në ditë
Nëse ndaloni te pini ujë sa duhet, lëngjet e trupit tuaj do të nxirren jashtë balancit, dhe ju ndoshta do të përjetoni prap mbajtjen e lëngjeve, ngritje te peshës në mënyrë të pashpjegueshme dhe humbje të etjes për ujë.