Këngëtari i mirënjohur i estradës shqiptare, Sabri Fejzullahu, në një intervistë në ‘1 kafe me Labin’ në televizionin tonë, ka mohuar që ka llogari në ‘Facebook’ apo në ‘Istagram’, ai shpjegoi se asnjërën nga ato llogari nuk e mirëmban ai.
Bile ai tha se ‘Nuk di çka është instagrami apo çka është facebook-u, kurrë s’kam pas as nuk kam, dhe as nuk di çka janë’ tha Sabriu.
Pra, nga gjitha ato llogari që janë hapur në emër të këngëtarit Sabri Fejzullahu, asnjëra nuk është origjinale e tij. / 21MEDIA
