Rrugët e kryeqytetit të Bosnje dhe Hercegovinës janë nën ujë pas një shi i fuqishëm ka kapluar këtë qytet.
Rreth orës 08:00 sipas orës lokale re të errëta mbuluan Sarajevën, pas së cilës filloi të bjerë një shi i fuqishëm. Shumë shpejt uji mbushi rrugët e kryesore të kryeqytetit, dhe shkaktoi pengesa të shumta në trafik.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik Federal në këtë mëngjes në pjesën më të madhe të vendit është mot i vrenjtur dhe me shi. Reshje të shumta janë regjistruar edhe në zonat perëndimore dhe qendrore. Në zonat jugore dhe lindje të Hercegovinës moti kryesisht është me diell.
