Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës kërcënon drejtorët e Arsimit të komunave të Kosovës se nëse se respektojnë Kontratën Kolektive në shtator do të ketë greva në arsim.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në një takim që është mbajtur me drejtorët e Arsimit ka thënë që të respektohen ligjet dhe të bëhet përzgjedhje e drejtorëve të institucioneve arsimore bazuar në aftësitë dhe arritjet e jo bazuar në përkatësinë politike.
Jasharaj u ka sugjeruar këtyre drejtorëve që të bëjnë zgjidhjen e çështjes së kompensimit të 70 përqind të biletave të udhëtimit për mësimdhënësit udhëtarë, të 3 pagave me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit dhe të angazhohen për të rregullimin e çështjes së pensioneve ngase shumë nga mësimdhënësit, edhe përkundër faktit se Ligji mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti e ka definuar këtë çështje, nuk gëzojnë pensionet e punës, po marrin ndihmën sociale prej 75 eurosh.
