Skuadra e Schalke 04 e ka gjetur trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm. Bëhet fjale për Andre Breitenreiter.
Trajneri 41-vjeçar në skuadrën nga “Gelsenkirchen” do të zëvendësojë trajnerin Roberto Di Matteo, i cili u shkarkua në fund të kampionatit pas rezultateve jo të mira.
Trajneri Andre Breitenreiter herën e fundit e drejtojë skuadrën e SC Paderborn 07, në të cilën luajti edhe shqiptari Alban Meha. “Ne jemi shumë të lumtur, pasi e kemi gjetur trajnerin e duhur për Schalke dhe ai është Andre Breitenreiter”, tha Horst Heldt.
