Shefi i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se Bastian Schweinsteiger do bashkohet me Manchester United.
Kolegët e mi në Manchester United kanë qenë në kontakt. Ne kemi arritur një marrëveshje mbi një transferim. Bastian dëshiron të bëjë diçka të re në fund të karrierës së tij. Ai kërkoi që ne të përmbushim dëshirat e tij.
Më vjen keq që ai dëshiron të largohet për shkak se Bastian është një nga lojtarët më të mirë. Ai ka bërë gjëra të mëdha me klubin, konfirmoi Rummenigge.
