Schweinsteiger letër emocionuese për tifozët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Bastian Schweinsteiger është përshëndetur me klubin e Bayern Munich dhe fansat bavarez me anë të një letre të hapur. Në sezonin e ri ai do të vesh ë fanellën e Manchester Unitedit.
“Fansa të dashur, pas 17 viteve të mrekullueshme në FC Bayern, 15 tituj, duke fituar tripletën historike dhe shumë momente të tjera të mëdha, që isha me fat që i përjetova me ekipin tim të mrekullueshëm, me të gjithë ju fansat e mrekullueshëm dhe punonjësit në ‘Sabener Strasse’ dhe Allianz Arena, kam vendosur që të marrë një hap të ri në karrierën time.
Vendimi ishte shumë i vështirë për mua, sepse ju dhe FCB, keni qenë, jeni dhe do të jeni gjithmonë pjesë tepër e rëndësishme e jetës time.
Do të nis një përvojë tjetër në një klub të ri. Destinacioni im është Manchester Unitedi dhe shpresoj që ju ta kuptoni vendimin tim.
Askush nuk mund ta largojë udhëtimin e mrekullueshëm që kishim së bashku”, thuhet në letrën e hapur nga Shvajni.