Së paku 35 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve dhe sulmeve vetëvrasëse të cilat tronditën kryeqytetin e Irakut, Bagdadin dhe në shënjestër të këtyre sulmeve ishin lagjet me popullatë shumicë shiite.
Sulmi më i përgjakshëm ishte ai në lagjen veriore, Shab, ku si pasojë e shpërthimit të një auto-bombe, i cili u pasua nga një sulm vetëvrasës, humbën jetën 19 persona.
Automjeti shpërtheu afër një tregu të mbushur me njerëz dhe kur në vendin e ngjarjes u tubuan kalimtarët dhe policët, një sulmues vetëvrasës aktivizoi bombën që e kishte në trup.
Shpërthime pati edhe në lagjen Bunuk, ku humbën jetën nëntë persona. Si pasojë e këtyre shpërthimeve, krahas të vrarëve u lënduan edhe 100 persona tjerë./21Media
