Së shpejti arrin Sony Xperia Z5

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Të gjitha ata që nuk janë të kënaqur me telefonat Xperia Z4 dhe Xperia Z3+, atëherë ndoshta do të gëzohen me spekulimet më të fundit rreth modeleve Xperia Z5, Xperia Z5 Compact dhe Xperia Z5 Ultra.
Për derisa Xperia Z4 dhe Xperia Z3+ ishin modele të evolucionit, Xperia Z5 pritet të jetë revolucionar.
Informata rreth ekranit të telefonit Xperia Z5 nuk ka, por dihet se do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 820 SoC, transmeton Koha.net. Gjithashtu do të ketë edhe 4 gigabajt RAM memorie, baterinë prej 4500 mAh si dhe sensorë për gjurmë të gishtave.
Po ashtu pritet të ketë kamerën kryesore më të fundit Sony Exmor RS IMX230 CMOS prej 21 megapikselë, me mbështetje për incizimin e videove me rezolucion prej 4K dhe HDR.
Sony Xperia Z5 do të ketë dizajn OmniBalance dhe pritet të shfaqet në shtator të këtij viti.
Edhe në muajin prill ka pasur spekulime se telefonat Xperia Z5, Xperia Z5 Compact dhe Xperia Z5 Ultra do të posedojnë procesorin Snapdragon 820 dhe 4 gigabajt të RAM memories.
Gjithashtu është përmendur se këto tri modele do të kenë ekran QHD me rezolucion prej 2560×1440 pikselë, sensorin Qualcomm Ultrasonic Sense për gjurmë të gishtave, dhe se nuk do të ketë dizajnin OmniBalance.