Seferi nuk ndalet, nokauton Radenko Kovaç

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Boksieri shqiptar, Sefer Seferi, ka fituar meçin e 20-të në karrierën e tij si profesionist.
Ai ka bilanc të qindpërqindtë deri tani dhe këtë e vazhdoi edhe të shtunën kur fitoi me nokaut ndaj Radenko Kovaç 32 vjeçar nga Bosnja.
“The Real Deal” fitoi meçin duke e nokautuar kundërshtarin qysh në raundin e parë. Menjëherë pas boksimit, Seferi falënderoi mbështetësit e tij nëpërmjet Facebookut, njofton koha.
“Urime të gjithëve fansave që më mbështesin vazhdimisht. 20 ndeshje, 20 fitore. Ende i pathyeshëm në boksin profesionist”, ka shkruar Seferi.
Në mbrëmjen e organizuar në Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë ka fituar edhe Erzen Rrustemi që mposhti Ata Doganin nga Turqia.