Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë nesër Kroacinë, ku do të takohet me kryeministrin Zoran Milanoviq, ministrin e Mbrojtjes, Ante Kotromanoviq, kryetarin e Parlamentit, Josip Leko dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë.
Në ndërkohë në Dubrovnik, sekretari i Përgjithshëm do të takohet me presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviq, zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane, Vesna Pushiq.
Sipas një njoftimi të NATO-s, Stoltenberg do të marrë pjesë në sesionin e hapjes së Forumit të Kroacisë “Politika e Re Zhvillimore – Drejt Partneritetit dhe një vizionit të përbashkët”, ku ai do të mbajë një fjalim.
