Një delegacion i senatorëve italianë nga Komisioni për Politika të Bashkimit Evropiansot do ta vizitojë Kosovën. Ata gjatë ditës do të kenë takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Ndërsa, pasdite do t’i drejtohen mediave.
Ata do të takohen me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, si dhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore.
Ndërsa, pasdite në Ambasadën Italiane në Kosovë mbahet një konferencë, ku përveç senatorëve do të jenë edhe zyrtarë të EULEX-it, të cilët do të bëjnë një prezantim të shkurtër të aktiviteteve të EULEX-it dhe situatës së sigurisë në Kosovë.
