Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia i ka dërguar një kërkesë Ministrisë Jashtme të Greqisë ku i janë kërkuar shpjegime rreth qëndrimit që ka shprehur diplomati grek gjatë vizitës në Kosovë, se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se Greqia po përballet me presion të madh për të njohur Kosovën, por Daçiq shpreson që kjo nuk do të ndodhë./21Media
