Ministria e Punëve të Brendshme vendosi të ndalojë veprimtaritë e paralajmëruara për të shtunën në Beograd me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës
Një grup organizatash joqeveritare kishin paralajmëruar për të shtunën veprimtarinë me moton “Shtatë mijë për Srebrenicën”, që synonte të mblidhte shtatë mijë njerëz para Parlamentit të Serbisë, të cilët do të qëndronin të shtrirë në shenjë respekti për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.
Njëkohësisht edhe Partia Radikale serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë kishin paralajmëruar tubime në kundërshtim të nismës së 43 organizatave joqeveritare.
Organizatorët e kësaj veprimtarie thanë se ndalimi i saj flet për imazhin e vërtetë të Serbisë në vitin 2015.
