Vetëm një ditë pasi kryeministri Aleksandër Vuçiq paralajmëroi se Serbinë në muajin e ardhshëm e presin datat dhe vendimet e vështira, nga Washingtoni deklarohet analisti për Ballkanin, Daniel Serwer, që është i afërt me nënkryetarin amerikan, Joe Biden.
Serwer thotë se Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe të distancohet nga politika e Millorad Dodikut në Republikën Serbe.
Po ashtu, ai thotë se Serbia duhet të ndryshojë qëndrimin neutral ndaj Rusisë dhe Perëndimit, nëse dëshiron të përparojë në integrimet euroatlantike, transmeton Telegrafi.
“Dodiku e don pavarësinë e Republika Serbe, por kjo nuk do të ndodh dhe të gjithë duhet ta dinë këtë. Kjo pavarësi do të thoshte islamizim i Bosnjës dhe Hercegovinës, gjë të cilën as Serbia e as Kroacia nuk e duan për fqinjësi”, vlerëson ai.
Kur është fjala te Kosova, Serwer thotë se do të vije dita kur Serbia do të detyrohet të pranojë Kosovën si shtet të pavarur e të krijojë raporte diplomatike.
“Njëra nga 23 shtetet e BE-së që ka njohur Kosovën, me siguri do ta bllokojë hyrjen e Serbisë në BE nëse nuk e njeh këtë pavarësi”, thekson ai.
