Shalke me ofertë zyrtare për Shaqirin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Largimi i Xherdan Shaqirit nga Interi është vetëm çështje kohe, pasi ka ardhur edhe oferta e parë zyrtare e Shalkes në drejtim të klubit nga Milano. Mesfushori shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës, nuk ka arritur të bindë trajnerin Roberto Mancini që ta mbajë në skuadër. Oferta e Shalkes për Shaqirin është tre milionë euro për sezon, plus bonuset me një kontratë katër vjeçare, ashtu siç e ka aktualisht tek Interi. Ekipi gjerman duhet ti paguaj Interit 14 milionë euro, për blerjen e Shaqirit, ofertë kjo që pritet të pranohet nga nerazurët./ 21 Media