Sipas mediave amerikane, aksidenti ka ndodhur në Plainville. Tre personat që ndodheshin në bordin e avionit kanë vdekur menjëherë.
“Shtëpia ka marrë flakë menjëherë, por katër personat që gjendeshin brenda arritën të dilnin para se të përfshiheshin nga flakët”, ka bërë të ditur policia, duke saktësuar, se tre viktimat janë personat që ndodheshin në bordin e avionit.
Avioni ishte ngritur nga aeroporti i Lancaster, Pensilvani dhe ishte drejtuar në atë të Nordëood, Masaçuests sipas shtypit amerikan.
