SHBA-ja ka intensifikuar sulmet kundër Shtetit Islamik

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Aeroplanët luftarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar sulmet kundër militantëve islamik në Siri. Observatori sirianë për të Drejta të Njeriut ka njoftuar se sulmet janë përqendruar në qytetin Raka, qendër kjo e Shtetit Islamik në Siri.
Aeroplanët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një seri prej 16 sulmeve ajrore kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik në Siri, duke sulmuar qytetin Raka, që njihet si qendër e militantëve.
Siç njoftoi kjo organizatë, në serinë e sulmeve të ndërmarra në natën mes të shtunës dhe të dielës janë vrarë 22 persona, përfshirë këtu edhe gjashtë civilë.
“Forcat e koalicionit kanë sulmuar me sukses disa shënjestra në Raka, që është de fakto kryeqyteti i islamistëve. Me këtë rast është shkatërruar infrastruktura e Shtetit Islamik dhe disa rrugë transit”, thuhet në kumtesën e Observatorit Sirian për të Drejta të Njeriut.
Sulmet kanë kufizuar seriozisht lirinë e lëvizjes së terroristëve, u theksua më tutje në kumtesë.
Kumtesa pasoi vetëm disa orë pasi që Shteti Islamik publikoi një video-xhirim në të cilin mund të shihet ekzekutimi i 25 ushtarëve sirianë, në qytetin antik Palmira, që u pushtua nga militantët.
U theksua se ekzekutimi ka ndodhur më 21 maj, disa ditë pasi që Shteti Islamik pushtoi Palmiran./21 Media