SHBA-ja me sanksione të reja kundër Rusisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur sanksione të reja Rusisë, përfshirë këtu edhe sanksionet ndaj firmave dhe individëve, që kanë lidhje me miliarderin rus që është i përfshirë në tregtinë me plin, Genadi Timçenko.
Sanksionet janë vendosur kundër tetë kompanive dhe individëve, të cilat i ofrojnë përkrahje Timçenkos, i cili është i lidhur me Kremlinin.
Në listën e sanksioneve gjenden edhe dy kompani të lidhura me Boris Rotenbergun, biznesmenin rus dhe këshilltarin e Presidentit Vladimir Putin.
Sanksionet kundër firmave dhe individëve rusë janë pasojë e aksioneve të Rusisë në Ukrainë.
Putin së fundi ka vazhduar edhe për një vit ndalesën për importimin e prodhimeve ushqimore nga Perëndimi, për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Edhe Bashkimi Evropian ka vazhduar deri në vitin 2016 sanksionet ekonomike kundër Moskës, për shkak të rolit të Rusisë në Ukrainë.
Sanksionet godasin sektorë të tërë të ekonomisë ruse, duke filluar nga bankat dhe sektorin e naftës dhe ato u vendosen para më shumë se një viti, pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë në vitin 2014./21Media