SHBA ka menduar për sulm bërthamor kundër Afganistanit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Uashingtoni kishte planifikuar një sulm bërthamor kundër Afganistanit, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Pentagon, deklaroi në një intervistë dhënë të përjavshmes gjermane, Der Shpigell, ish-administratori i UNMIK-ut në Kosovë dhe ish-ambasadori i Gjermanisë në Indi, Mihael Shtajner.
Shtajner, i cili atëbotë ka qenë këshilltar i kancelarit të atëhershëm të Gjermanisë, Gerhard Shrëder, deklaroi se dokumentet për këtë sulm ishin nënshkruar.
Ai theksoi se Berlini i frikësohej reagimit të tepruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas sulmeve të 11 shtatorit dhe se ai atëbotë kishte intervenuar kundër deklaratës së Shrëderit se Uashingtonit do ti garantohet solidariteti i pakufizuar i Berlinit.
Shtajner tha se një shtet nuk guxon të jep premtime të tilla dhe se kishte shkuar te Shrëderi, për ta bindur atë që mos të ofrojë një solidaritet të pakufizuar./21Media