SHBA: Katër të vrarë nga sulmi në Dallas

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Së paku katër persona janë vrarë në një shtëpi në shtetin amerikan, Ohajo, ndërsa një e mitur është gjetur e plagosur para shtëpisë, ka njoftuar policia lokale në Kolumbus.
Në mesin e të vrarëve janë dy meshkuj dhe dy femra, identiteti dhe moshave e të cilëve nuk u zbulua.
Sipas një zyrtari të policisë, pas një thirrje telefonike viktimat janë gjetur në podrumin e shtëpisë.
Policia nuk dha të dhëna për atë se kush mund të jetë i dyshuar për këtë vrasje dhe për motivet e mundshme të tij.
Një incident tjetër ka ndodhur në Nju-Jork, ku pesë persona u plagosën si pasojë e të shtënave në një hotel./21 MEDIA/