Organizata Shteti Islamik nuk është më e dobët se sa para një viti, përkundër faktit se në luftën kundër xhihadistëve janë vrarë 10 mijë ekstremistë dhe janë shpenzuar disa miliarda dollarë.
Është ky përfundimi i raportit më të ri, të bërë nga shërbimet amerikane të inteligjencës.
Shteti Islamik edhe më tutje ka një ushtri ekstremiste të financuar mirë, e cila në radhët e veta po sjell luftëtarë të ri, me po aq shpejtësi sa është në gjendje ti eliminojë ushtria amerikane, thuhet në analizën e CIA-s, të agjencisë së inteligjencës së ushtrisë dhe shërbimeve tjera.
Edhe pse me fillimin e aksionit ushtarak është ushtruar trysni ndaj xhihadistëve në veri të Sirisë dhe në Irak, ndikimi i tyre është zgjeruar edhe në Libi, në Gadishullin e Sinait në Egjipt dhe në Afganistan.
Zyrtarët e inteligjencës nuk janë të mendimit se Shteti Islamik është duke planifikuar sulme kundër Perëndimit nga territori i vet, por thirrjet që xhihadistët ja bëjnë myslimanëve në shtetet perëndimore që të vrasin aty ku janë, mbesin problem, ka deklaruar shefi i FBI-së, Xhejms Komi.
Sipas vlerësimit të analistëve do të nevojiten së paku 10 vjet që luftëtarët e Shtetit Islamik të dëbohen nga qendrat e tyre, përkundër fushatës së administratës së Barak Obamës për sulme ajrore dhe trajnim, pa pjesëmarrje të drejtpërdrejte të ushtarëve amerikanë në terren./21Media
