Departamenti amerikan i shtetit tha se deri më tash nuk ka dëshmi se sulmet terroriste në Francë, Tunizi dhe Kuvajt, ishin të koordinuara. Një person i armatosur në një pushimore bregdetare të Tunizisë i ka vrarë dhjetëra njerëz, nga një sulmues vetëvrasës janë vrarë, po ashtu, dhjetëra besimtarë në një xhami në Kuvajt, ndërsa militantët e Shtetit Islamik i kanë masakruar qindra civilë në luftime të ndara në Siri dhe Somali, gjatë ditës së djeshme. Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për shumicën e sulmeve./21Media
