SHBA përkrah Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi takime në State Departament ku u prit nga Thomas Yazdgerdi, drejtor pёr Evropën Jug-Qendrore nё State Departament.
Sipas një njoftimi për media të kësaj ministrie thuhet se gjatë takimit, Yazdgerdi u interesua për situatën aktuale politike në Kosovë me theks tё veçantë për themelimin e gjykatës speciale nё Kosovë, pastaj rreth investimeve tё huaja nё Kosovë nё sektorin shёndetёsisё dhe shprehu gatishmërinë e SHBA-ve për të përkrahur Kosovën nё anëtarësimin nё organizatat regjionale dhe ndërkombëtare shёndetёsore.
Thuhet se Yazdgredi dhe Ministri Rrahmani u dakorduan qё veprimet pёr anëtarësimin e Kosovës nё organizatat ndёrkombёtare tё bëhen nё koordinim tё plot nё mes dy vendeve mike.
Ministri Rrahmani u takua edhe me Maria Germano, zёvendёs- drejtoreshё për politika dhe koordinim regjional me organizatat ndёrkombёtare, Ann Blackwood këshilltare e lartё shёndetёsore nё Zyrën e Organizatave Ndёrkombёtare dhe Alicia Romano pёr Punë tё Jashtme nё State Department, takime këto gjatë të cilave u bisedua pёr bashkëpunimin dhe përkrahjen e organizatave ndёrkombёtare nё Kosovë.
Ministri Rrahmani i njoftoi bashkëbiseduesit pёr përkrahjen qё i japin Ministrisë sё Shёndetёsisё organizatat ndёrkombёtare si OBSH-ja, UNFPA-ja, UNICEF-i, Fondi Global, UNDP-je dhe bashkëpunimin e mirё qё ka Kosova me këto organizata.
Nё fund tё takimit, bashkёbiseduesit janë pajtuar pёr vazhdimit e shkёmbimit tё pёrvoajave sidomos nё fushёn e sigurimeve shёndetёsore, ku Kosova ende nuk ka pёrvojë tё duhur dhe ёshtё nё fillim tё procesit tё fillimit tё krijimit tё Fondit pёr Sigurime Shёndetёsore.
Ministri Rrahmani ka përfunduar sot vizitën në SHBA dhe gjatë qëndrimit në Uashington, me ftesë tё Bankës Botërore, ai ka marrë pjesë edhe në Samitin: “Measurement and Accountability for Results in Health”, i cili u mbajt nga 9 deri më 11 qershor ne Uashington DC.