SHBA-të dërgojnë tanke në Evropën Lindore

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri amerikan i mbrojtjes Esh Karter ka paralajmëruar se SHBA-të do të dërgojnë 250 tanke dhe mjete të tjera teknike në gjashtë vendet të Evropës Lindore. Qëllimi është që t’iu ndihmohet këtyre vendeve të cilat po përballen me kërcënimet nga Rusia, ka shtuar Karter.
Ndihma ushtarake do të dërgohen në Bullgari, Estoni, Lituani, Poloni dhe Rumuni kurse pjesa tjetër e armatimit do të shpërndahet në Gjermani.
Karter ka shtuar se këto pajisje ushtarake mund të lëvizin nga shteti në shtet gjatë ushtrimeve të ndryshme ushtarake.
Deklarata e Karterit erdhi një ditë pasi ai kishte thënë se SHBA-të do të jajpin armë, forca ajrore dhe tokësore aty ku është e nevojshme për reagime të shpejta të NATO-së në mënyrë që vemndet e Evropës të mund të mbrohen nga agresioni I mundshëm rus por edhe nga Shteti Islamik (IS) dhe ekstremistët e tjerë./21 Media