I dyshuari që nga një veturë ka shtënë në stacionin e policisë në Dallas është vrarë pasi që policia e ka goditur me snajper,transmeton BBC.
Sulmuesi është gjetur i vdekur në veturën e tij të blinduar në një parking në periferi të Dallasit ku për disa orë iu ka rezistuar policëve që e kanë rrethuar.
Vdekja e tij nuk ka mundur që të konfirmohet menjëherë pasi që policët nuk kanë mundur t’i afrohen veturës për shkak të rrezikut se në të gjendej eksploziV.
Sulmuesi në stacionin policor në Dallas ka thënë se ka dashur ta qojë në ajër atë pasi që policia ia ka marrë fëmijën dhe e ka akuzuar atë për terrorizëm.
