Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit (IKN) në Kosovë është rritur për 0.5% në tremujorin e dytë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar “Indeksin e kostos së ndërtimit për TM2 – 2015”.
Sipas ASK-së, ngritje e indeksit të çmimeve të kostos të ndërtimit është vërejtur te disa kategori, si: Ngritje e çmimeve te pagat për 4.2% me një ndikim në IKN prej 0.7%; energjia për 0.6 % pa ndonjë ndikim të theksuar në IKN.
Ngritja e çmimeve u neutralizua me rënien e çmimeve te kostot e tjera për -0.7% pa ndonjë ndikim në IKN, si dhe te materialet ndërtimore për -0.3% me një ndikim prej -0.2% në IKN.
Ndërsa, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM2 – 2014), indeksi i kostos së ndërtimit është rritur për 0.4%.
Ngritje e indeksit të çmimeve të kostos të ndërtimit është vërejtur te disa kategori, si: Ngritje e çmimeve te energjia për 15.8% me një ndikim prej 0.2%; te pagat çmimet u ngritën për 4.4% me një ndikim prej 0.7%; materialet hidro-sanitare për 2.4% me një ndikim prej 0.1%; makineritë për 1.5% me një ndikim prej 0.1%; materialet elektrike për 1.1%, me një ndikim prej 0.1% në IKN.
Ngritja e çmimeve u neutralizua me rënien e çmimeve të materialeve ndërtimore për -1.3% me një ndikim prej -0.8%, si dhe kostot e tjera me -0.4% pa ndonjë ndikim të theksuar në IKN.
