Shërbimi Civil po kalon nëpër procese të vështira të reformimit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me rastin e 23 Qershorit–Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, ka vlerësuar se shërbimi civil i Republikës së Kosovës është duke kaluar nëpër procese të vështira të konsolidimit dhe reformimit, duke pasur si vizion krijimin e një shërbimi civil profesional, të paanshëm, gjithëpërfshirës, efektiv dhe efikas në kryerjen e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.
“Këshilli, është duke dhënë kontributin e vet në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor, si dhe mbështetë fuqishëm të gjitha veprimet e ndërmarra në procesin e reformimit të administratës publike, por thekson se institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, duhet të kenë parasysh domosdoshmërinë që këto reforma të jenë koherente, të qëndrueshme dhe të aplikueshme në kohën kur ndërmerren si të tilla”, thuhet në një komunikatën e këtij këshilli.