Shkarkohet Inzaghi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Milan ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit Filippo Inzaghi, pas përfundimit të vitit të parë të kontratës dyvjeçare me klubin.
Ish strategu i ekipit të rinjve mori drejtimin e skuadrës së parë gjatë verës, duke zëvendësuar Clarence Seedorfin.
Mirëpo, pas paraqitjeve dëshpëruese në edicionin 2014-14, ku Milan dështoi të kualifikohej për në garat evropiane për klube duke përfunduar në pozitën e dhjetë, “Rossonerët” kanë liruar ish sulmuesin.
“Milan njofton për shkarkimin e trajnerit Filippo Inzaghi, i cili është falënderuar për punën që ka bërë”, thuhet në komunikatën e shkurtër në publikuar në faqen zyrtare.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka konfirmuar vendimin e tij për kërkim të një trajneri të ri, dhe identifikoi Carlo Ancelottin si opsionin e parë, pas largimit të tij nga Real Madrid.
Mirëpo, Ancelotti refuzoi mundësinë e rikthimit në San Siro, ndërsa Milan pritet ta emërojë në detyrë ish trajnerin e Sampdorias, Sinisa Mihajlovic.