Shkatërrohen 1,742 armë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kosova i është bashkuar Ditës Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve të vogla më 9 korrik. Kjo ditë kujton botën që armët e akumuluara, të siguruara në mënyrë jo adekuate dhe armët e paligjshme paraqesin rrezik për sigurinë.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendhsme, Kosova do të merr pjesë në këtë ngjarje duke shkatërruar 1,742 copë të armëve të vogla dhe të lehta, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)/SEESAC.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, zëvendës-përfaqësueseja e UNDP, Alessandra Roccasalvo dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm iPolicisë së Kosovës, Naim Rexha.
Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet nesër në ora 11.00, në Janjevë tek shkritorja. Armët e shënuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre të hetimit të krimit.