Shkodër: Mjacaj pranon vrasjen për grabitje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Njoftohet nga mediat e shkruara online se Sokol Mjacaj, i cili akuzohet për vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin, Anna Kosonova dhe Michal Svastos, e ka pranuar krimin e kryer dhe ka pohuar se qëllimet që e shtynë ta kryente aktin brutal kanë qenë ato të grabitjes, shkruan Panorama.
Pasi ka parë mjetin e ndaluar në fshatin e tij të lindjes në Lotaj të Dukagjinit, Sokol Mjacaj ka hipur bashkë me turistët nën kërcënimin e armës tip kallashnikov që mbante me vete.
Por në rrugën e Prekalit, turisti çek Michael Svatos ka tentuar t’i marrë automatikun. Në këtë moment 20-vjeçari ka qëlluar duke vrarë fillimisht 27-vjeçarin dhe më pas të dashurën e tij Anën.
Sokol Mjacaj u arrestua nga policia pas rrethimit dhe krehjes së imtësishme të zonës.
Lindur dhe banues në Lotaj të Dukagjinit, ai u kap në një banesë dy katëshe në fshatin Grudë e Re.
Mësohet se fillimisht autori i dyshuar negocioi, duke kërkuar siguri për jetën e tij, dhe më pas ka dalë nga vendi ku fshihej.
Kanë qenë rreth 350 forca policie, mes tyre FNSH, RENEA, të pajisur me snajpera, të cilat u angazhuan për kapjen e Sokol Mjacajt.
Ky i fundit ishte me rroba të shqyera dhe zbathur në momentin e arrestimit.
20-vjeçari kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu, kur ka kryer vrasjen e dyfishtë të dy të turistëve çek.
Mjacaj pas krimit të rëndë, i tronditur me sa duket, nuk i grabiti turistët, por u largua dhe u fsheh në fshatin Grudë e Re, 4 kilometra larg Shkodrës, ku edhe u arrestua sot nga policia.