Festivali i 53 i këngës për fëmijë mblodhi në Shkodër, 22 krijime nga autorë shumë të njohur si :Alfred Kacinari, Sokol Marsi, Klodian Cafoku, Adrian Hila, Naim Krasniqi, Ylli Kalaja,Edmond Zhulali, Jetmir Mehmetaj e shumë të tjerë që hynë në garë përmes këngëve të cilat sollën një botë të tërë imagjinative fëmijërore e cila u transmetua tek publiku përmes interpretimeve “live”.
Në mesin e kompozitorëve Shkodran Tolaj paraqiste risi në festival edhe si emër po edhe si këngë me fabul origjinale, të vecantë dhe atmosferë krejt tjerët që sillte në atë festival.”Rrokoko” e autorit Shkodran Tolaj pëlqehej dhe duartrokitej nga fëmijët e njëkohësisht vlerësohej nga ekspertët. Në këtë garë të këngëve dhe kompozitorëve më të mirë shqiptarë, Tolaj radhitet I dyti. Një sukses për të dhe Kosovën e Maqedoninë ku ai punon e vepron. Për Tolajn ky një cmim që ka domethënie të vecantë për të.
“Më vjen mirë që isha pjesë e këtij festivali ku fëmijët na dhuruan emocione të jashtëzakonshme me interpretimet “live”.Ndoqa një festival me krijime shumë të mira, me skenografi gjigante, me staf të mrekullueshëm, me një kor fëmijësh “model” siq I ka hije Shkodrës që është djep i kulturës”tha Tolaj pas mbarimit të festivalit fituesi i çmimit të dytë në këtë festival që u mbajt për tre netë me radhë.
Shkodran Tolaj menjëherë pas këtij triumfi i përvishet punës për përgatitje e edicionit të parë të festivalit “Ardhmëria” në vendlinjen e tij Deçan, që do të mbahet me 20 shtator 2015.
