Është fitues i çmimit prestigjioz shtetëror me kontribut të veçantë në promovimin dhe zhvillimin e artit figurativ turk në nivel botëror.
Rauf Tunxher për herë të parë prezantohet në Maqedoni, ndërsa paraprakisht ka ekspozuar në Kosovë dhe Mal të Zi.
Në TPM, janë ekspozuar 42 vepra, ndërsa artisti e shfrytëzon teknikën e kaligrafisë të pasuruar me teknika artistike të reja bashkëkohore. Në veprat e tij dominojnë ngjyrat e forta dhe ngjyrësia.
Inspirimin Tunxher e tërhoqi nga tradita e pasur e Turqisë dhe nga jeta familjare tradicionale.
Artisti figurativ i njohur me renome botërore Tunxher është autor i shumë ekspozitave të pavarura në Turqi dhe në vendet e huaja. Ka marrë pjesë edhe në shumë ekspozita grupore.
Është fitues i çmimit prestigjioz shtetëror me kontribut të veçantë në promovimin dhe zhvillimin e artit figurativ turk në nivel botëror.
Organizator i ekspozitës është qendra kulturore turke “Instituti Junus Emre”. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 25 shtator.
