Stoli ari me vlerë mbi 90 mijë euro janë grabitur në një banesë private në Shkup, informon INA.
Pronari i shtëpsië V.V, 65 vjeç ka lajmëruar grabitjen, duke informuar se grabitës të panjohur dje kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe se kanë arritur të grabisin stolitë e arit.
Grabitja ka ndodhur në rrugën Jurij Gagarin në Shkup. Policia theksoi se ka ndërmarrë masat për zbardhjen e grabitjes dhe gjetjen e autorëve.
