Në Shkup ka filluar marshi protestues gjithëshqiptar në organizim të Lëvizjes “BESA”, me moton “Protestoj Shqip”
Në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e Qeverisjes aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni.
Protestuesit në lagjen Çair kanë filluar duke brohoritur me parullat: “Ali Ahmeti e japim lirinë se japim”, “Menduh Thaçin e japim lirinë se japim”.
Sipas këshillit organizativ protesta nis nga Parku i Çairit dhe do të përfundojë para urës “Goce Dellçev” që është afër Qeverisë së Maqedonisë./21Media
