​Shkup: Kapet vrasësi i Argëtim Asanit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sot në një përleshje me armë në Strugë u vra Argëtim Asani, zëvendës drejtor i DAP.
Arsyeja e vrasjes së Argëtim Asanit ka të bëjë me borxhe dhe hakmarrje.
Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson jo zyrtarisht se kapet vrasësi i Argëtim Asanit me iniciale A.K. nga Struga, funksionarit nga radhët e Demokracisë së Re. Sipas këtyre burimeve, vrasësi i Argëtim Asanit është vëllau i shoferit të kryetarit aktual të Strugës Zijadin Sela dhe kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH, i cili para disa kohësh u humb dhe u gjend i vdekur.
Babai i vrasësit është paraqitur vet në polici ku e ka denoncuar djalin e tij për vrasjen e Argëtim Asanit.
MPB e konfirmoi lajmin e vrasjes së Argëtim Asanit, në ndërkohë presim që ta konfirmoje lajmin edhe të kapjes së vrasësit të Asanit.
Përndryshe nga BDI demantuan se Asani është funksionar i tyre. Ata ndjen keqardhje për rastin.
Sqarim Artan Musliu eshte po i njejti Argëtim Asani. Sqarimin e bejme per shkak se ne mediat dhe rrejetet sociale jane paraqitur dy emra te ndryshem per personin e njejte.